Real Madrid mendon për blindimin e Vinicius e Militao – përgatit kontratat e reja

Skuadra e Real Madrid ka filluar të shqetësohet për të ardhmen e dyshes braziliane, Vinicius Jr e Eder Militao.

Sport

22/02/2022 16:08

‘Los Blancos’ kanë parë formën e dyshes në ngritje të madhe dhe tashmë frikësohen se  ofertat nga klubet të tjera mund t’i largojnë dyshen nga ‘Santiago Bernabeu’.

SI pasojë, ata kanë filluar të mendojnë për nga një kontratë të re për të dy, me kushte të reja.

Mes tjerash, sipas raportimeve të mediave spanjolle, Real Madrid synon t’i vendos një klauzolë prej 1 miliard euro lojtarëve në fjalë, përcjell lajmi.net.

Vinicius ka kontratë valide me Realin deri në vitin 2024, kurse e Militao shkon një vit tutje. /Lajmi.net/