Real Madrid ka gjetur formulën për ta bindur Alabën të transferohet

David Alaba është njëri prej emrave më të përfolur në afatin kalimtar të janarit.

Sport

05/01/2021 16:59

Një nga arsyet kryesore pse klubet e mëdha po kërkojnë austriakun, përveç aftësive që ai posedon, është edhe kontrata e tij, e cila do të skadojë verën e ardhshme.

Një nga klubet më të interesuar për të siguruar  shërbimet e 28 vjeçarit janë Real Madrid, transmeton lajmi.net.

Tani, së fundmi Fabrizio Romano, gazetar i sportit dhe ekspert i çështjeve të merkatos, ka raportuar se klubi madrilien do ta bindë lojtarin të transferohet me kontratën që do t’i ofrojë atij.

Galaktikat pritet t’i ofrojnë atij një kontratë 4-5 vjeçare dhe natyrisht të paguajnë pagën e tij, e cila arrin 10-15 milion në vit./Lajmi.net/