Real Madrid – Inter: Formacionet e mundshme

Real Madrid dhe Inter marrin gjithë vëmendjen e grupit D sonte në Champions League.

Sport

07/12/2021 11:45

Skuadra e Real Madrid pret Interin në ‘Bernabeu’, për të kontestuar pozitën e parë të grupit D, shkruan lajmi.net.

Me fillim nga ora 21:00, Simone Inzaghi dhe Carlo Ancelotti do t’i zbresin në fushë lojtarët e tyre më të mirë, për të tentuar pozitën e parë të grupit.

Të dyja skuadrat luajnë pa presion, meqë kualifikimin tutje e kanë siguruar të dyja.

Reali do të jetë pa Benzema në këtë ndeshje, kurse Inter bën kalkulimet me më të mirët në dispozicion.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionet e mundshme të dy skuadrave për këtë ndeshje.

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Modric, Casemiro, Kroos; Rodrygo, Jovic, Vinicius

Inter (3-5-2): Handanovic; D’Ambrosio, Skriniar, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro /Lajmi.net/