Rrahje mes disa personave në Prishtinë, tre persona arrestuar ndërsa një tjetër lëndohet – Disa të dyshuar për vrasje në tentativë në kërkim

Një rrahje mes disa personash ka ndodhur dje në Prishtinë. Tre persona janë arrestuar për përfshirje në këtë rrahje ndërsa një tjetër është lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Të arrestuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa të dyshuarit tjerë të dyshuar për vrasje në tentativë janë në kërkim. “Prishtinë /…

Lajme

26/10/2026 10:06

Një rrahje mes disa personash ka ndodhur dje në Prishtinë.

Tre persona janë arrestuar për përfshirje në këtë rrahje ndërsa një tjetër është lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Të arrestuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa të dyshuarit tjerë të dyshuar për vrasje në tentativë janë në kërkim.

“Prishtinë / 25.10.2026 – 12:45. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi dyshohet se ishin përfshirë në një rrahje me disa persona tjerë të dyshuar. Lidhur me rastin një person i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor. Ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit e arrestuar lidhur me rastin pjesëmarrje në rrahje  pas intervistimit  janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa të dyshuarit e tjerë ndaj të cilëve është iniciuar rast për vrasje në tentativë ndodhen në kërkim policor”, thuhet në raport të Policisë. /Lajmi.net/