Real Madrid i transferon dy yjet e Interit për 190 milionë euro

Sergio Ramos duket se po e shijon sezonin e fundit te Real Madrid.

Sport

19/03/2019 22:28

Pas përplasjes me Florentino Perezin, Sergio Ramos do të largohet nga Real Madrid me të përfunduar ky sezon.

Mbrojtësi spanjoll i ka acaruar raportet me presidentin e skuadrës spanjolle, ndërsa këta të fundit kanë gjetur zëvendësuesin e tij, përcjell lajmi.net.

Real Madrid është shumë afër të arrijë marrëveshje me mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar.

Madrilenët do t’i paguajnë 80 milionë euro për t’i marrë shërbimet e sllovakut nga nerazurët.

Përveç Skriniar, te Real Madridi pritet të transferohet edhe Mauro Icardi për 110 milionë, që ka një muj që nuk luan te Inter. /Lajmi.net/