Real Madrid i hapur për shitjen e Odriozolas, i tregon çmimin Fiorentines

Fiorentina dëshiron të blejë mbrojtësin Alvaro Odriozola në verën e ardhshme, por Real Madrid kërkon rreth 20-25 milionë euro.

Sport

17/02/2022 17:08

Spanjolli ka qenë titullar te skuadra italiane, duke bërë 20 paraqitje në të gjitha garat, transmeton lajmi.net.

Odriozola është huazim deri te vera e vitit 2022, por paraqitjet kanë bindur drejtuesit e klubit që ta blejnë në verën e ardhshme.

Sidoqoftë, “La Nazione” raporton se Real Madrid ka vendosur që ta shesë 26-vjeçarin për 20-25 milionë euro.

Mbetet për t’u parë nëse klubi italian do ta paguajë këtë vlerë të lartë, por Odriozola është i hapur për qëndrimin te Fiorentina edhe në vitet e ardhshme dhe shpreson që dy klubet të gjejnë ‘gjuhën e përbashkët’ në muajt e ardhshëm./Lajmi.net/