Real Madrid i hapur për shitjen e Casemiros

Real Madrid është i gatshëm të shesë mesfushorin me tipare defensive, Casemiro gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, pas interesimit të PSG-së.

Sport

13/02/2022 18:42

29-vjeçari ka qenë sërish një lojtar kyç për “Los Blancos” gjatë sezonit 2021-22, duke bërë 31 paraqitje në të gjitha garat, duke kontribuar me katër asistime, transmeton lajmi.net.

Braziliani ka një kontratë në “Santiago Bernabeu” deri në qershor 2025, por aktualisht ka spekulime rreth të ardhmes, me PSG që thuhet se është e vendosur ta sjellë në “Parkun e Princave”

Sipas “El Nacional”, Casemiro aktualisht është ‘i paprekshëm’ në 11-shen e parë te Real Madrid, por gjigantët spanjollë do ta konsideronin shitjen nëse do të arrinte një ofertë e rëndësishme përpara sezonit të ardhshëm.

Raporti pretendon se shitja e brazilianit mund të ndihmojë Realit në ndjekjen e Erling Haaland të Borussia Dortmund.

Casemiro ka bërë 317 paraqitje për Real Madridin në të gjitha garat, duke fituar dy tituj të La Ligës, një trofe të Kupës së Mbretit dhe katër trofe të Ligës së Kampionëve./Lajmi.net/