Real Madrid favorit për nënshkrimin me Haaland

Real Madrid është duke prirë garën për nënshkrimin me yllin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

Sport

27/05/2021 17:31

Norvegjezi është ndër talentët e rinj më të mirë në botë dhe këtë edicion ka kaluar vitin më të mirë me 41 gola në 41 ndeshje, transmeton lajmi.net.

Një numër i madh i klubeve, si Barcelona, Chelsea, Manchester City dhe Manchester United do bëjnë çmos për nënshkrimin me 20-vjeçarin pas 12 muajve.

Sidoqoftë, sipas AS, Real Madrid është favoriti për të transferuar qendërsulmuesin dhe do ta bëjë prioritet për transferimin në verën e vitit 2022.

Klubi spanjoll ka lidhje shumë të forta me Dortmund, andaj kalimi i Haaland në “Bernabeu” do arrihet lehtësisht.

Në kontratën e norvegjezit, ka klauzolë të lirimit me vlerë 75 milionë euro dhe gjiganti gjerman do pranojë ta shesë.

Haaland ka shënuar 57 gola në 59 ndeshje që nga arritja te Dortmund në janarin e vitit 2020./Lajmi.net/