Real Madrid dominon, por s’ka gola në pjesën e parë ndaj Sociedadit

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Real Madrid - Real Sociedad.

Sport

01/03/2021 21:46

Pavarësisht që “Los Blancos” janë duke dominuar dukshëm, rezultati momental është 0 – 0, shkruan lajmi.net.

Vendasit janë duke dominuar në të gjitha aspektet dhe kishin disa raste të arta, por lojtarët si Casemiro, Modric, Kroos, Mariano dhe Asensio nuk ia dolën t’i konkretizojnë.

Nga ana tjetër, Sociedad ka provuar përmes kundëraksioneve të kërkojë golin.

Mbetet të shihet në pjesën e dytë nëse ndonjëra nga skuadrat do ia dal t’i arkëtojë pikët e plota./Lajmi.net/