Real Madrid dhe dy klubet e Premierligës e kërkuan Luizin në verë

Mbrojtësi David Luiz kaloi shumicën e verës pa klub para se të rikthehej në vendlindje, ku nënshkroi për Flamengon.

Sport

22/09/2021 08:03

Kjo nuk ishte sepse 34-vjeçari nuk kishte oferta në Evropë, por dëshironte të rikthehej në Brazil, transmeton lajmi.net.

Sipas Globo Esporte, Luiz ka pasur interesimin e disa klubeve evropiane, një ndër to ishte gjiganti spanjoll, Real Madrid.

Brazilianin e kërkoi trajneri Carlo Ancelotti, që punoi me të te Chelsea në vitin 2011.

Ndërsa, kishte interesim edhe nga dy klubet e Premierligës, Everton dhe West Ham, që shpresonin ta bindnin Luiz të qëndronte në Premierligë.

Sidoqoftë, asnjëra ofertë nuk arriti ta tërheq brazilianin që pastaj nënshkroi për Flamengon./Lajmi.net/