Reagon Xhaka: Fitorja është për të gjithë ju

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka ka reaguar pas fitores ndaj Tottenham.

Sport

26/09/2021 22:06

Pas dy ndeshjeve mungesë shkaku i suspendimit, Xhaka pësoi lëndim në fitoren ndaj Spurs, shkruan lajmi.net.

Sidoqoftë, shqiptari ka shkruar vetëm për fitoren dhe nuk e ka përmendur lëndimin.

“Kjo fitore është për të gjithë ju. Shumë krenar që jam Topçinj sonte”, shkroi ai.

Ndërkohë, trajneri Mikel Arteta tha se është shumë i shqetësuar për lëndimin e Xhakës./Lajmi.net/