Reagimi i ashpër i CR7 kur gjyqtari përfundoi pjesën e parë para kohe
Cristiano Ronaldo shfaqi mentalitetin e tij elitar kur gjyqtari Paolo Valeri fishkëlloi fundin e ndeshjes miqësore mes Portugalisë dhe Spanjës, e zhvilluar të mërkurën mbrëma.

Sport
Mund të ketë qenë një ndeshje e pakuptmtë për shumë, por Ronaldo ishte i përgatitur për një shfaqje të mirë në ‘Jose Alvalade’ në Lisbonë, megjithëse ndeshja në fund përfundoi 0-0.
Pavarësisht rezultatit, reagimit të Ronaldos pas ndeshjes nuk mund t’i vësh çmim, por që paraqet një ilustrim perfekt të mentalitetit të tij fitues.
Në pamjet që janë bërë virale në mediet sociale, 35 shihet duke shfaqur pakënaqësitë e tij ndaj vendimit të gjyqtarit.
Fituesi i pesë herë Topit të Artë, ishte i shqetësuar kur gjyqtari përfundoi pjesën e parë para kohe, edhe pse ishin në pyetje sekondat.
Ronaldo i kërkon llogari gjyqtarit, pse kjo pjesë u përfundua para kohe./Lajmi.net/
Cristiano Ronaldo furious with the referee that he had finished the first half of the before the 45 minutes.
This man is something else. Unreal. ?pic.twitter.com/0yJFBRbu1Y
— The CR7 Timeline. (@TimelineCR7) October 7, 2020