Ravani (Receta)
Përbërësit dhe receta për përgatitjen e ravanisë me shërbet.

Lifestyle
Përbërësit:
10 vezë të freskëta fshati
10 lugë sheqer
10 lugë miell
Përbërësit për shërbetin:
1kg sheqer
5 gota ujë
1 qeskë sheqer vanilje
4 rrathë të hollë limoni
Shërbeti pasi të fillojë të vlojë, vazhdon zierjen edhe për 5 minuta në zjarr të ngadaltë.
Përgatitja:
Tunden vezët me sheqer derisa të arrihet një shkumë e qëndrueshme dhe shton vëllimin për 4-5 herë. Shtohen të verdhat e vezëve një nga një duke i tundur vazhdimit. Hidhet mielli me lugë duke e përzier nga lartë-poshtë që të mos ulet brumi. Masa derdhet në tepsi të lyer me yndyrë e të përmillur. Tepsia mbushet në 3/4 e thellësisë pasi që gjatë pjekjes brumi e rritë vëllimin. Futet në furrë të nxehtë 140 gradë për tu pjekur afro 1 orë. Gjatë pjekjes furra nuk hapet. Pasi të pjeket, e lëmë të ftohet dhe i hidhet shërbeti i vakët.
Ju bëftë mirë./recetagatimi