Raul refuzon Real Madridin: Në të ardhmen po, tani jam i lumtur ku jam

Raul Gonzalez në një intervistë të tij së fundmi ka folur rreth të ardhmes së tij.

Sport

28/05/2021 15:19

Pas largimit të Zinedine Zidane nga “Los Blancos” njëri ndër emrat e përmendur si zëvendësim i mundshëm ishte edhe ai i Raulit, përcjell lajmi.net.

Tani, së fundmi spanjolli ka refuzuar të drejtojë Real Madridin në këtë moment.

“Unë jam një trajner që dy vite tani, por për momentin po trajnojë të rinjtë. Mendoj se në të ardhmen, është qëllimi im që të jem trajner i Real Madrid, por për tani, jam i lumtur ku jam”, ka thënë ai.

Mauricio Pochettino dhe Antonio Conte janë dy nga emrat që mund të marrin drejtimin e Real Madrid./Lajmi.net/