Raspadori bën kërkesë për largim – Juventus dhe Napoli me vëmendje maksimale

Raspadori i ka bërë kërkesë skuadrës së Sassuolo për ta liruar gjatë kësaj vere. Giacomo Raspadori raportohet t’i ketë kërkuar Sassuolos që ta shesin kartonin e tij gjatë kësaj vere. Gara për nënshkrimin e tij do të jetë mes Napoli dhe skuadrës së Juventus, përcjell lajmi.net. ‘Biankoneri’ do të takohen nesër me agjentin e lojtarit.…

Sport

03/08/2022 11:59

Raspadori i ka bërë kërkesë skuadrës së Sassuolo për ta liruar gjatë kësaj vere.

Giacomo Raspadori raportohet t’i ketë kërkuar Sassuolos që ta shesin kartonin e tij gjatë kësaj vere.

Gara për nënshkrimin e tij do të jetë mes Napoli dhe skuadrës së Juventus, përcjell lajmi.net. ‘Biankoneri’ do të takohen nesër me agjentin e lojtarit.

22 vjeçari ka kontratë me Sassuolo deri në vitin 2024 por i ka bërë të ditur klubit se nuk do të rinovojë.

Synimi i Raspadori është që të nënshkruajë me një skuadër që luan në Champions League.

Sassuolo kërkon 40 milionë euro për kartonin e lojtarit. /Lajmi.net/