Djali i Hashim Thaçit, Endriti falenderon qytetarët për përkrahje në protestë: Pafajësi dhe liri
Djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka falenderuar qytetarët që iu bashkuan protestës në kundërshtim të aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Përmes një postimi në “InstaStory”, Endrit Thaçi tha se prania e qytetarëve dëshmon se e vërteta e një populli nuk mund të burgoset.Tutje, Thaçi shkroi se për popullin…
Lajme
Djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka falenderuar qytetarët që iu bashkuan protestës në kundërshtim të aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Përmes një postimi në “InstaStory”, Endrit Thaçi tha se prania e qytetarëve dëshmon se e vërteta e një populli nuk mund të burgoset.Tutje, Thaçi shkroi se për popullin ka vetëm dy fjalë: Pafajësi dhe liri!.
“Për ne, drejtësia ka vetëm dy fjalë: Pafajësi dhe liri dhe nuk do të ndalemi derisa ta arrijmë atë! UÇK”, shkroi ai.
