Raportohet se Agim Bahtiri peshkoi pa leje në Ujman, Federata e paralajmëron se mund të merren masa

Agim Bahtiri i Vetëvendosjes, për të gjuajtur peshk në Liqenin e Ujmanit, u afrua buzë liqenit, nga ku pati edhe një porosi për të përcjellë. Nuk tregoi nëse në grep i ra ndonjë peshk, por ajo që dihet është se ish-deputeti, për t’u relaksuar në peshkim, e shkeli ligjin pasi nuk pati leje. Kështu deklaroi…

Lajme

06/05/2026 21:25

Agim Bahtiri i Vetëvendosjes, për të gjuajtur peshk në Liqenin e Ujmanit, u afrua buzë liqenit, nga ku pati edhe një porosi për të përcjellë.

Nuk tregoi nëse në grep i ra ndonjë peshk, por ajo që dihet është se ish-deputeti, për t’u relaksuar në peshkim, e shkeli ligjin pasi nuk pati leje.

Kështu deklaroi Milaim Vitia, kryetar i Federatës së Peshkatarisë së Kosovës.Ai shtoi se nëse nuk pajiset me të njëjtën, ndaj Agim Bahtirit pritet të merren masa.