Raporti i ShBA-së për shkelje të të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Serbia e mohon
Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave i Serbisë, Demo Berisha, deklaroi se të drejtat e shqiptarëve në Serbi “nuk janë shkelur”, duke reaguar ndaj kërkesës së ligjvënësve amerikanë për hetimin e pretendimeve mbi diskriminimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. “Nuk ka njeri në këtë shtet që mund të më bindë se…
Lajme
Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave i Serbisë, Demo Berisha, deklaroi se të drejtat e shqiptarëve në Serbi “nuk janë shkelur”, duke reaguar ndaj kërkesës së ligjvënësve amerikanë për hetimin e pretendimeve mbi diskriminimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
“Nuk ka njeri në këtë shtet që mund të më bindë se të drejtat e bashkëkombësve të mi janë shkelur”, tha Berisha më 5 shkurt për televizionin Pink, duke shtuar se përfaqësuesit shqiptarë “nuk duan të bashkëpunojnë” dhe kanë refuzuar pesë ftesa për takim, siç e citoi Radio Evropa e Lirë.
Emërimi i Berishës është kritikuar nga përfaqësuesit shqiptarëve në Luginë të Preshevës, të cilët vlerësojnë se ai “nuk përfaqëson shqiptarët, por një version të instrumentalizuar në shërbim të politikës serbe”.
Më 21 janar, Komiteti për Politikë të Jashtme i Kongresit amerikan miratoi një projektligj që i kërkon Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, një raport të detajuar mbi gjendjen e pakicave në Serbi, me fokus te shqiptarët në Luginën e Preshevës.