Ranieri ‘harron’ Leicesterin, gjen ekipin e ri (FOTO)
Claudio Ranieri është afër angazhimit të ri si trajner.
Sport
Claudio Ranieri do të rikthehet në Serie A pas shkarkimit nga posti i trajnerit të Leicester City.
E përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” raporton se Ranieri është kandidat për postin e trajnerit të Palermos, përcjell “lajmi.net”.
Lopez, trajneri i tanishëm i Palermos ka kontratë deri më 2018.
Por, krerët e klubit janë të interesuar ta zëvendësojnë me Ranierin. /Lajmi.net/