Ramush Haradinaj nuk guxon ta lëshojë Slloveninë
Marinka Jeraj,prokurore e shtetit ka thënë se Haradinaj ka premtuar se nuk do të largohet nga Sllovenia derisa të përfundojë procedura ndaj tij.
Lajme
“Kemi premtimin se nuk do të largohet nga Sllovenia deri në fund të kësaj procedure. Pra ai mbetet në Slloveni por do të jetë i lirë. Ne procedurë do të shqyrtohet fletë-arresti ndërkombëtarë në bazë të cilit është arrestuar dhe se a ekzistojnë kushtet për t’ia dorëzuar shtetit që po e kërkon”. ka thënë ajo, transmeton gazetaexpress.
Haradinjat i është thënë se mund të qëndroj ku të dojë në Slloveni, por ai nuk mund dal jashtë shtetit derisa të përfundojnë procedurat. E kur do të përfundojnë këto procedura ende nuk e din askush.
Kurse, para pak minutave nga selia e AKK në Prishtinë është thënë se Ramush Haradinaj është liruar.