Ramsey nuk vendos për të ardhmen e tij para fundit të sezonit

Aaron Ramsey refuzon të komentojë të ardhmen e tij para fundit të këtij sezoni.

Sport

13/04/2022 15:03

Nuk është e sigurt se Aaron Ramsey do ta vazhdojë kontratën e tij te skuadra e Rangers.

Ramsey do të presë deri në fund të sezonit para se të negociojë mundësinë e qëndrimit te skuadra skoceze.

“Unë kam akoma një vit të mbetur në kontratën me Juventus, kështu që duhet të shohim situatën gjatë verës dhe të shohim se çfarë mendojnë ata”, ka thënë Ramsey, transmeton lajmi.net.

Mesfushori po luan te Rangers si i huazuar.

Lojtari ka kontratë me ‘Zonjën e Vjetër’ deri në vitin 2023, por Rangers mund ta bëjnë lëvizjen e tij permanente.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i ish-mesfushorit të Arsenal për të ardhmen e tij. /Lajmi.net/