Ramos nuk po ndalet me probleme, tani përleshet me bashkëlojtarin

Real Madrid nuk po kalon aspak në kohë të mira.

Sport

10/03/2019 21:43

Real Madrid do ta mbyll këtë sezon pa fituar trofe, pasi është eliminuar nga të gjitha garat, ndërsa është jashtë garës për titullin e La Liga-së.

Por, kjo nuk është e tëra, pasi te madrilenët kanë filluar përplasjet edhe mes lojtarëve, përcjell lajmi.net.

Marcelo dhe Sergio Ramos janë përleshur gjatë stërvitje që i kishin për ndeshjen ndaj Real Valladolidit.

Sjellja e tij nuk i ka pëlqyer Ramosit, i cili ka reaguar ashpër duke nxitur sherr. U desh ndërhyrja e shokëve të tjerë të skuadrës për të shmangur një përplasje fizike mes 2 veteranëve.

Ky tension nxjerr në pah atmosferën aspak pozitive që ka mbërthyer skuadrën madrilene.

Real Madrid është duke barazuar 1me 1 ndaj Real Valladolidit, ku aktualisht ka përfunduar pjesa e parë. /Lajmi.net/