Ramadani pas fitores ndaj Dritës: Meritë e futbollistëve, dhanë maksimumin

Trajneri i Prishtinës, Zekerija Ramadani është deklaruar pas fitores ndaj Dritës.

Sport

24/02/2021 15:15

“Bardhëkaltërit” mposhtën kampionin e Kosovës me rezultat 2 – 0 në “Fadil Vokrri”, shkruan lajmi.net.

Pas ndeshjes, Ramadani përgëzoi lojtarët për fitoren, duke thënë se është meritë e tyre.

“Është merita e futbollistëve për fitoren ndaj Dritës, ata dhanë maksimumin. I uroj futbollistët mi për fitoren dhe shpirtin luftarak. Ne u shpërblyem me tre pikë që ishte edhe objektivi i jonë për këtë ndeshje. Ne duhet të jemi me këmbë në tokë dhe nuk duhet të përballemi me eufori”, u shpreh ai për ArtSport1.

Me këtë fitore, Prishtina tani është në garë për titull, ngase është katër pikë prapa liderit, Ballkani./Lajmi.net/