Rama takon babanë e vëllezërve Xhaka, ja çfarë i tha pas ndeshjes

Pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër, kryeministri Edi Rama ka takuar babanë e dy futbollistëve Xhaka, Ragip Xhakën.

Sport

12/06/2016 22:39

Pasi e ka përshëndetur, mësohet se kryeministri i ka thënë se rezultati duhet të ishte më i drejtë dhe me këtë ka rënë dakord edhe babai i Xhakave.

Shqipëri-Zvicër përfundoi 0-1 dje, pas një goli të shënuar nga ekipi zvicran në minutën e 6 të pjesës së parë.

Shënimi i një goli nga Shqipëria do ta sillte rezultatin në barazim, dhe për rrjedhojë do të ishte i drejtë, duke qenë se dy vëllezërit shqiptarë janë ndarë njëri në ekipin shqiptar e tjetri në atë zvicran.

rama

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.