Rama së bashku me Peter Murray eksplorojnë qytetin përmes “Prishtina Bikes”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot bashkë me Peter Murray ka eksploruar qytetin përmes “Prishtina Bikes”, një nismë që përkrah transportin e gjelbër dhe jetesën aktive në kryeqytet. Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se Peter Murray vazhdon të jetë një nga zërat më me ndikim në Mbretërinë e Bashkuar për zhvillimin urban…

Lajme

25/03/2025 11:24

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot bashkë me Peter Murray ka eksploruar qytetin përmes “Prishtina Bikes”, një nismë që përkrah transportin e gjelbër dhe jetesën aktive në kryeqytet.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se Peter Murray vazhdon të jetë një nga zërat më me ndikim në Mbretërinë e Bashkuar për zhvillimin urban të qëndrueshëm dhe përdorimin e biçikletave si pjesë e përditshmërisë në qytet.

“Si arkitekt dhe themelues i “Neë London Architecture”, ai ka ndikuar fuqishëm në politikat publike që promovojnë qytete më të pastra”, ka shkruar Rama.

Tutje ai thotë se ky takim forcon edhe më tepër lidhjen me vendit me Mbretërinë e Bashkuar dhe hap rrugë për bashkëpunime të reja që e bëjnë Kryeqytetin një shembull të inovacionit urban. /Lajmi.net/