Rama flet me tone pak tallëse: Kurti më refuzoi? Unë s’i kam kërkuar takim
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka folur për mundësinë e takimit me homologun e tij kosovar, Albin Kurti. Në një deklarim para mediave në Shkup, Rama është shprehur i çuditur me aludimin se Kurti ka refuzuar të takohet me të, shkruan lajmi.net. Ai madje tha se nuk i ka kërkuar takim fare atij. “Ka refuzuar të…
Lajme
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka folur për mundësinë e takimit me homologun e tij kosovar, Albin Kurti.
Në një deklarim para mediave në Shkup, Rama është shprehur i çuditur me aludimin se Kurti ka refuzuar të takohet me të, shkruan lajmi.net.
Ai madje tha se nuk i ka kërkuar takim fare atij.
“Ka refuzuar të takohet me mua? Po unë s’i kam kërkuar takim. Ka refuzuar paraprakisht duke menduar se unë mund ti kërkoja takim. Refuzim provokativ quhet ky. Kreu i Komunës së Tetovës, djalë i mirë. Nuk do e hiqja nga puna e Komunës, për Samitin e NATO-s. ”, tha Rama. /Lajmi.net/