Rakitic ‘transferon’ yllin e madh të Real Madridit në Barcelonë (FOTO)
Ivan Rakitic ka ftuar një yll të madh të Real Madridit t’i bashkohet te Barcelona.
Sport
Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic i ka bërë thirrje yllit të Real Maridit, Luka Modric që të transferohet në Camp Nou.
Ai ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij nga Kombëtarja e Kroacisë, duke shprehur dëshirën e madhe që të bashkohen te Barcelona.
“Unë dhe Modric jemi shokë të mirë. Ai është një prej futbollistëve më të mirë në rolin e tij”, deklaroi Rakitic për “Cadena Ser”, përcjell “lajmi.net”.
“Do ta shihja shumë mire me mua në Barcelonë”, theksoi ai. /Lajmi.net/
Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6