Rakitic “bombardon” tifozët e Kombëtares së tij

Ylli i Kroacisë, Ivan Rakitic, ka kritikuar tifozët kroatë pas ndeshjes ndaj Çekisë.

Sport

17/06/2016 21:58

Mesfushori i Barcelonës i konsideron të papranueshme sjelljet e tifozëve, të cilët gjuajtën fishekzjarre në fushë.

“Të shohim nëse do të luajmë ndaj Spanjës, pasi që ne mund të përjashtohemi pas kësaj”, deklaroi Rakitic, përcjellë “Lajmi.net”.

“Ka shumë tifozë që e duan ekipin kombëtar, por edhe shumë tjerë që s’e duan. Është e vështirë të thuhet, por ne ndjehemi më rehat kur luajmë jashtë shtëpisë”, shtoi Rakitic.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.