Rakiq takohet me ambasadorin britanik, sërish mungon flamuri i Kosovës

Zëvendëskryeministri dhe ministri i pushtetit lokal, është takuar sot me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nikolas Abboot.

Lajme

10/06/2020 14:03

Përveç situatës aktuale politike dhe pandemisë së shkaktuar nga virusi COVID-19, ata biseduan edhe për rëndësinë e vazhdimit të dialogut, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik.

Rakiq dhe ambasadori Abbott ranë dakord që bashkëpunimi i ngushtë midis MPL-së dhe ambasadës është thelbësore, sepse kontribuon në përmirësimin e kushteve jetësore të të gjithë qytetarëve, si dhe në përmirësimin e efikasitetit të qeverive lokale, gjë që është prioriteti i MPL-së.

Mirëpo, as në pamjet e publikuara nga ky takim, nuk është parë askund flamuri i Kosovës.
Gjatë ditës së djeshme, mediat serbe, raportuan me krenari, që Rakic, ka hequr flamurin e Kosovës nga zyret e saj.

Një gjë e tillë u kundërshtua nga faktorë të ndryshëm në Kosovë, derisa reagim pati edhe presidenti Hashim Thaçi.Ai tha se po të ishte kryeministër, njerëzit si Rakic, nuk do të qëndronin në qeveri as për një 1 minut të vetëm.

Në anën tjetër, në një përgjigje nga ana e zyrës së kryeministrit Hoti, thuhet se flamuri i Kosovës, nuk është hequr nga zyra e zv.kryeministrit, Goran Rakic.