“Raketa” e sezonit në Premierligë, a ishte ky goli më i bukur i anuluar nga VAR-i deri më tani?
Leicester City mori një pikë të madhe të mërkurën mbrëma në udhëtim te Leeds United, në luftën e tyre për të siguruar mbetjen në elitën e futbollit anglez. “Dhelprat” barazuan 1:1 me Leeds United, në kuadër të xhiros së 33-të kampionale, shkruan lajmi.net. Pavarësisht barazimit, ishte një gol i anuluar që mori vëmendjen në këtë…
Sport
Leicester City mori një pikë të madhe të mërkurën mbrëma në udhëtim te Leeds United, në luftën e tyre për të siguruar mbetjen në elitën e futbollit anglez.
“Dhelprat” barazuan 1:1 me Leeds United, në kuadër të xhiros së 33-të kampionale, shkruan lajmi.net.
Pavarësisht barazimit, ishte një gol i anuluar që mori vëmendjen në këtë përballje.
Reprezentuesi belg, Tielemans shënoi një super-gol nga distanca në minutën e shtatë të përballjes, gol i cili u anulua pas rishikimit me VAR për shkak të pozitës jashtë loje.
Pamjet e golit mund t’i shikoni KËTU
Megjithatë, dilema në mediat angleze është nëse ky gol i Tielemans ishte më i miri i anulua ndonjëherë nga sistemi VAR.
Ndryshe, Leicester City zë vendin e 17-të me 29 pikë, një më pak se Leeds United në pozitën e 16-të./Lajmi.net/