Rabiot i shtohet listës së yjeve të transferuar falas nga Juventus

Adrien Rabiot duket se do t’i jap fund spekulimeve të gjata për të ardhmen e tij.

Sport

18/06/2019 23:22

Mesfushori francez do t’i bashkohet Juventusit si transferim i lirë, pasi ka përfunduar kontratën me PSG.

Si transferim i lirë kësaj vere Juventusit i është bashkuar edhe Aaron Ramsey nga Arsenal.

Lista e lojtarëve që i janë bashkuar falas Juventusit ndër vite është e madhe.

Falas Juventusit në të kaluarën  i është bashkuar edhe Andrea Pirlo, Fabio Cannavaro dhe Paul Pogba.

Lojtarët që i janë bashkuar falas Juventusit ndër vite janë:

Fabio Cannavaro

Andrea Pirlo

Paul Pogba

Fernando Llorente

Kingsley Coman

Sami Khedira

Dani Alves

Emre Can

Aaron Ramsey

/Lajmi.net/