Qytetari në Malishevë dorëzon kuletën me rreth 3 mijë euro që e gjeti në një vendparkim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Stacionin Policor në Malishevë, është paraqitur një qytetar, B.Krasniqi dhe ka dorëzuar një portofol që e kishte gjetur në një vendparkim në këtë qytet. Portofoli është hapur në prani të zyrtarëve policorë, dhe brenda tij janë gjetur një shumë parash në vlerë prej 2,940 euro si dhe…

Lajme

05/08/2026 10:54

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Stacionin Policor në Malishevë, është paraqitur një qytetar, B.Krasniqi dhe ka dorëzuar një portofol që e kishte gjetur në një vendparkim në këtë qytet.

Portofoli është hapur në prani të zyrtarëve policorë, dhe brenda tij janë gjetur një shumë parash në vlerë prej 2,940 euro si dhe dokumente personale.

“Pas verifikimit të dokumenteve, zyrtarët policorë kanë arritur ta identifikojnë personin të cilit i kishte humbur portofoli. I njëjti është kontaktuar dhe ftuar në stacionin policor për ta pranuar portofolin e tij. Policia e Kosovës falënderon qytetarin B.Krasniqi për ndershmërinë dhe bashkëpunimin e treguar, duke dhënë një shembull pozitiv të përgjegjësisë qytetare”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: