Ymeri: Refuzimi i Qeverisë së VV’së për projektet amerikane bazohet blanko te tregtia e mafisë energjetike
Deputetja e zgjedhur e LDK’së, Janina Ymeri, tha se refuzimi apo shtyrja e projekteve amerikane për gazin nga ana e Qeverisë së Albin Kurtit bazohet blanko te tregtia e mafisë energjetike”. Ymeri gjithashtu tha se nuk mori përgjigje nga Ministria e Ekonomisë për këtë çështje, por se kërkesën e ka bërë për hir të elektoratit.…
Lajme
Deputetja e zgjedhur e LDK’së, Janina Ymeri, tha se refuzimi apo shtyrja e projekteve amerikane për gazin nga ana e Qeverisë së Albin Kurtit bazohet blanko te tregtia e mafisë energjetike”.
Ymeri gjithashtu tha se nuk mori përgjigje nga Ministria e Ekonomisë për këtë çështje, por se kërkesën e ka bërë për hir të elektoratit.
“Ministria e Ekonomisë nuk pat përgjigje se ku bazohet në qëndrimin e Qeverisë për Gazin Amerikan. Natyrisht, sipas meje Qeveria VV për refuzim/shtyrje të projekteve amerikane bazohet blanko te tregtia e mafisë energjetike. Megjithatë kërkesën e bëra me 10 Korrik 2026 për elektoratin, për transparencë e llogaridhënie”, ka shkruar Ymeri.
Qeveria në detyrë e Kosovës deri më tani ka hezituar për t’u përfshirë në projektet e gazit të lëngshëm natyror amerikan pavarësisht thirrjeve amerikane që ta bëjë këtë. Ky qëndrim i qeverisë ka ngritur shqetësime në vend për pasoja të mundshme ekonomike, energjetike dhe politike.