“Ka ardhur koha me u qethë prapë” – Koci paralajmëron protesta para Kuvendit nëse nuk ka zgjidhje: Këtë herë besoj që nuk do të jem vetëm
Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci përmes një postimi në Facebook ka shkruar në lidhje me situatën politike në Kuvend. Ai ka kujtuar protestën e tij para Kuvendit kur nuk arrihej të zgjidhej kryetarja e Kuvendit, e ku në shenjë revolte i kishte prerë edhe flokët. “Para Kuvendit jam qethë njëherë. Shumë kanë qeshë. Disa…
Lajme
Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci përmes një postimi në Facebook ka shkruar në lidhje me situatën politike në Kuvend.
Ai ka kujtuar protestën e tij para Kuvendit kur nuk arrihej të zgjidhej kryetarja e Kuvendit, e ku në shenjë revolte i kishte prerë edhe flokët.
“Para Kuvendit jam qethë njëherë. Shumë kanë qeshë. Disa kanë thënë: “S’ndryshon kurgjo.” Tash po qeshi unë. Po të mos isha vetëm atë ditë. Po të ishim bërë më shumë. Po të kishim dalë me ua prishë rehatinë politikanëve e me u kërku llogari, a do të ishim sot këtu? Apo do ta kishim ndalur me kohë këtë rreth vicioz: zgjedhje, bllokadë, bisedime, premtime… e prapë zgjedhje. E populli po varfërohet”, ka shkruar Koci.
Ai ka thënë se edhe nëse nesër arrijnë partitë politike një marrëveshje, sipas tij nuk bëhet për interesin e shtetit.
“Më shumë po duket si një armëpushim i përkohshëm, një pozicionim për pazare rreth posteve. E armëpushimet që nuk ndërtohen mbi besim, zakonisht zgjasin pak. Prandaj, nuk besoj se kemi dalë prej krizës. Përkundrazi, politikisht situata veç është kompliku. Kur politikanët çdo veprim e bëjnë me keqbesim; për interes individual – nuk ka stabilitet në shtet. E pa stabilitet, nuk ka qetësi as për qytetarët”, ka shtuar Koci.
Ai ka paralajmëruar protestë të radhës.
“E flokët… janë rritë. Ndoshta ka ardhë koha me u qethë prap. Këtë herë besoj që nuk do të jem vetëm”, ka shkruar Koci. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: