Arrestohet në kufi personi që dyshohet se e kërcënoi në rrjetet sociale kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi
Një person është arrestuar pasi dyshohet se përmes rrjeteve sociale e kishte kërcënuar kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala. “Referuar kërkesës suaj për informim, ju njoftojmë se, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë një person me inicialet…
Lajme
Një person është arrestuar pasi dyshohet se përmes rrjeteve sociale e kishte kërcënuar kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.
“Referuar kërkesës suaj për informim, ju njoftojmë se, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë një person me inicialet H.B., i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Kanosja”, sipas nenit 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Lidhur me këtë rast, Prokurori i Shtetit është duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi”, deklaroi ajo.
Kërcënimi kishte ndodhur me datën 9 shkurt dhe sipas burimeve të klankosova, i dyshuari është 32-vjeçar dhe arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë./lajmi.net/