Qytetarët po pranojnë mesazh në emër të Postës së Kosovës, kjo e fundit u bën thirrje të mos bien pre e mashtrimit

Qytetarët e Kosovës po pranojnë mesazh në numrat e tyre të telefonit në emër të Postës së Kosovës. “Posta e Kosovës. Pakoja juaj ka mbërritur në depon tonë. Nuk mund ta dorëzojmë sepse informacioni i adresës është i pasaktë. Ne do të dorëzojmë brenda 12 orëve pasi të keni futur informacionin e saktë”, thuhet në…

Lajme

19/09/2024 15:53

Qytetarët e Kosovës po pranojnë mesazh në numrat e tyre të telefonit në emër të Postës së Kosovës.

“Posta e Kosovës. Pakoja juaj ka mbërritur në depon tonë. Nuk mund ta dorëzojmë sepse informacioni i adresës është i pasaktë. Ne do të dorëzojmë brenda 12 orëve pasi të keni futur informacionin e saktë”, thuhet në mesazh dhe bashkangjitur tekstit është edhe linku ku u thuhet të klikojnë dhe të japin informacionet e tyre.

Posta e Kosovës ka njoftuar se ky mesazh nuk është nga ata dhe është tentim për mashtrim.

“Posta e Kosovës njofton publikun që të mos bjerë pre e një mashtrimi. Palë të panjohura po dërgojnë SMS qytetarëve, duke u paraqitur në emrin e Postës së Kosovës. Menjëherë pasi është njoftuar për këtë, Posta e Kosovës ka informuar organet kompetente dhe po bashkëpunon me to. Ju informojmë se prezenca jonë është vetëm në kanalet zyrtare: Web-faqe: www.postakosoves.com,

Facebook: https://www.facebook.com/PostaeRepublikesseKosoves/ Instagram: https://www.instagram.com/postakosoves/ Linkedin: https://www.linkedin.com/company/posta-e-kosov-s dhe numrat zyrtarë: 038 221631, 045 851001. Të nderuar qytetarë, ju lutëm mos klikoni asnjë link të dërguar përmes këtyre mesazheve dhe të mos bashkëpunoni me numra që nuk janë të Postës së Kosovës. Në asnjë rast, Posta e Kosovës nuk do t’ju kërkojë të dhëna personale apo numër kartele bankare. Edhe posta të tjera në rajon janë sulmuar nga keqbërës të ngjashëm. Posta e Kosovës është e përkushtuar për t’i mbrojtur qytetarët dhe për të bashkëpunuar me organet relevante!”, ka njoftuar Posta e Kosovës. /Lajmi.net/