Qorrolli njofton për mbledhjen e Komisionit, nesër shqyrtohet Ligji për Specialen
Komisioni për Legjislacion do të mblidhet të hënën, më 5 tetor, nga ora 08:00, ku në rend dite është shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Kryetari i këtij Komisioni, Vigan Qorrolli, ka bërë të ditur se mbledhja do të mbahet në sallën N-10 dhe do t’i…
Lajme
Komisioni për Legjislacion do të mblidhet të hënën, më 5 tetor, nga ora 08:00, ku në rend dite është shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Kryetari i këtij Komisioni, Vigan Qorrolli, ka bërë të ditur se mbledhja do të mbahet në sallën N-10 dhe do t’i kushtohet shqyrtimit të projektligjit dhe aspekteve të tij juridike.
“Të hënën, më 5 tetor 2026, në ora 08:00, në sallën N-10, do të mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion. Në rend të ditës është shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, pas ngarkimit të Komisionit me shqyrtimin e tij. Mbledhja do t’i kushtohet shqyrtimit të Projektligjit dhe aspekteve të tij juridike, në përputhje me Kushtetutën, legjislacionin në fuqi dhe procedurat e Kuvendit. Ftohen deputetët dhe mediat që të marrin pjesë në këtë mbledhje!”, ka shkruar Qorrolli.
Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që të hënën të mbahet seancë plenare e Kuvendit nga ora 09:00, ku në mesin e pikave të rendit të ditës pritet të jetë edhe ky projektligj.
Kjo kërkesë vjen pasi Komisioni për Legjislacion do ta shqyrtojë projektligjin në orën 08:00, një orë para seancës së paralajmëruar plenare.
Ndërkaq, Qeveria e Kosovës të premten mbrëma i ka hapur rrugë procedimit të nismës së propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Në një mbledhje elektronike, Qeveria ka miratuar vendimin përmes të cilit është konstatuar se nuk ekzistojnë pengesa ligjore për procedimin e këtij projektligji. /Lajmi.net/