Qipro nuk i lejon karateistët kosovarë të garojnë me simbolet shtetërore në Kampionatin Evropian

Federata e Karatesë së Kosovës (FKK) tash e dy ditë gjendet në Larnaka të Qipros, ku edhe po zhvillohet Kampionati Evropian për Kadet, Junior dhe grupmoshat U21. Por, përmes një komunikate zyrtare, FKK ka bërë të ditur se karateistët kosovarë nuk u lejuan të garojnë me simbolet shtetërore nga institucionet shtetërore të Qipros, raporton KosovaPress.…

Sport

03/02/2023 15:24

Federata e Karatesë së Kosovës (FKK) tash e dy ditë gjendet në Larnaka të Qipros, ku edhe po zhvillohet Kampionati Evropian për Kadet, Junior dhe grupmoshat U21.

Por, përmes një komunikate zyrtare, FKK ka bërë të ditur se karateistët kosovarë nuk u lejuan të garojnë me simbolet shtetërore nga institucionet shtetërore të Qipros, raporton KosovaPress.

“Sot pas shumë përpjekjesh NUK u lejuam të marrim pjesë si të barabartë me 48 shtetet evropiane pjesëmarrëse në këtë kampionat zyrtar të EKF(Federata Evropiane e Karatesë) meqenëse na u mohua e drejta për përfaqësim me simbolet shtetërore nga institucionet shtetërore të Qipros”, shkruante në komunikatën e FKK-së.

“Dëshpërimi nga nënçmimi ndjehet fuqishëm tek të gjithë anëtarët e ekipit kombëtar dhe më gjerë. Përgjatë kësaj periudhe kontakti i vazhdueshëm mes MKRS dhe FKK ka qenë intensiv dhe me qëndrim të përbashkët që të respektohet pjesëmarrja e barabartë në evente sportive”, shkruante më tej në komunikatën e FKK-së.