Qindra qytetarë në Prishtinë presin verdiktin

Qindra qytetarë janë mbledhur në qendër të Prishtinës për ta përcjellë drejtpërdrejt shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Në sheshin “Skënderbeu” është vendosur një ekran i madh, ku të pranishmit do ta ndjekin transmetimin e seancës nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Shumë prej tyre mbajnë flamuj dhe…

Lajme

16/09/2026 10:01

Qindra qytetarë janë mbledhur në qendër të Prishtinës për ta përcjellë drejtpërdrejt shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në sheshin “Skënderbeu” është vendosur një ekran i madh, ku të pranishmit do ta ndjekin transmetimin e seancës nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Shumë prej tyre mbajnë flamuj dhe simbole të UÇK-së.