Qindra njerëz pozojnë nudo pranë Detit të Vdekur me një qëllim të veçantë

"Për mua trupi përfaqëson bukurinë, jetën dhe dashurinë," tha Tunick, i cili ka vënë në skenë dhjetëra xhirime nudo në të gjithë botën.

Fun

19/10/2021 11:33

Rreth 200 njerëz të lyer vetëm me bojë të bardhë, kanë ecur nudo nëpër shkretëtirë pranë Detit të Vdekur, pjesë e projektit më të fundit të fotografisë të artistit amerikan Spencer Tunick.

Fotografi 54-vjeçar vizitoi vendin në Izraelin jugor, si mysafir i ministrisë së turizmit, për të portretizuar për herë të tretë tkurrjen e Detit të Vdekur përmes subjekteve nudo.

“Për mua trupi përfaqëson bukurinë, jetën dhe dashurinë,” tha Tunick, i cili ka vënë në skenë dhjetëra xhirime nudo në të gjithë botën.

Studentja e doktoratës Anna Kleiman, 26 vjeç, tha se ajo iu bashkua xhirimeve për të sjellë ndërgjegjësimin ndaj krizës mjedisore. “Ndihet vërtet e natyrshme, sapo të hiqni rrobat,” tha ajo. “Ju nuk doni t’i vishni përsëri…” /Lajmi.net/