Qeni robot takohet me qentë e egër, reagimi i tyre do t’ju habisë
A mund të pranohet një qen robot lehtë në tufën e egërsirave?

Fun
Një pamje e cila do të ju mahnisë ju pret që ta shihni, shkruan lajmi.net
Një qen robot është spiuni i qenve të egër në natyrë. Ai është lënë krejtësisht i vetëm në mënyrë që të shihet nëse qentë e tjerë do ta pranojnë apo jo.
Ngjyrën e ka të njejtë, ndërkaq për t’u mbrojtur i ka edhe sjelljet e ngjajshme, ashtu që të mos vërehet.
Të vegjlit e tufës më lehtë e pranojnë, ndonëse i afrohen, ‘e kërcënojnë’ në formën e tyre. Por roboti luan bishtin dhe sillet normalisht, për të mos dyshuar të egrit në të.
Por rreziku i madh është tek qentë e rritur. Ata i afrohen, e shohin mirë, i sillen vërdallë. Fatmirësisht nuk shohin diçka të ndryshme, prandaj e pranojnë në tufën e tyre. Përmes syve të tij, shihen pamjet më të mira ndonjëherë në tufën e qenve të egër. /Lajmi.net/
