Qeni mbron fëmijën nga e ëma (Video)
Një video e një nëne derisa me papuqe tenton ta rrahë fëmijën e saj, ka pasur shumë qarkullim nëpër rrjete sociale.
Lifestyle
Gruaja turke me një papuqe në dorë e ka frikësuar fëmijën, duke e vendosur në qoshe të dhomës. Realisht, është një lojë e saj për të parë se si do të reagojnë dy qentë që i kanë në shtëpi.
Qeni është munduar që ta mbrojë atë nga e ëma, duke i dalur përballë dhe duke mos e lejuar t’i afrohet, shkruan lajmi.net.
Madje, ai ia kafshon krahun, në mënyrë që gruaja të mos tentojë dhunën.
Më poshtë mund ta shihni videon në të cilën dëshmohet besnikëria e një qeni. /Lajmi.net/