Qeni i fshehur në mesin e lopëve, do t’ju bëjë ta shikoni disa herë këtë ilustrim

Gergely Dudas nga Hungaria, e ka publikuar para nëntë muajsh një ilustrim, ku kërkohet të gjendet një pandë në mesin e shumë dordolecëve.

Fun

02/09/2016 02:29

Kohë pas kohe, ky ilustrues ka postuar enigma të ndryshme, të cilat i kanë bërë shikuesit të vështrojnë me vëmendje derisa nuk e kanë gjetur fshehtësinë, transmeton Telegrafi.

Së fundmi Dudas e ka bërë një ilustrim tjetër, ku është fshehur një qen në mesin e turmës së lopëve. Nga ngjyra dhe forma e njëjtë e fytyrës, si dhe veshëve që përngjajnë me brirët, ky qen bëhet pothuajse i padukshëm.

Në fotografinë e postuar më poshtë, mund të shihni këtë kafshë në mesin e gjedheve që është rrethuar me një rreth të kaltër.

Qeni-i-fshehur-në-mesin-e-lopëve-i-ka-bere-shikuesit-te-shikojne-disa-here-kete-ilustrim-foto-2