Qeni hero që e shpëtoi beben

Një qen shpëtimi konsiderohet si hero, pasi e shpëtoi jetën e një bebeje në një familje të Portlandit në SHBA. Çifti i familjes Brousseau kishte shkuar në shtrat të dielën mbrëma kur qeni i tyre, Duke, që ishte adoptuar afro gjashtë vjet më parë, kërceu në shtratin e tyre dhe filloi të ulërinte. Zhurma që…

Lifestyle

16/01/2014 23:05

Një qen shpëtimi konsiderohet si hero, pasi e shpëtoi jetën e një bebeje në një familje të Portlandit në SHBA. Çifti i familjes Brousseau kishte shkuar në shtrat të dielën mbrëma kur qeni i tyre, Duke, që ishte adoptuar afro gjashtë vjet më parë, kërceu në shtratin e tyre dhe filloi të ulërinte.

Zhurma që e bëri Duke menjëherë e zgjoi çiftin, njoftoi Orlando Sentinel. “Ai kishte reagim jo të zakonshëm, kështu që kjo ishte shumë e çuditshme”, ka thënë Jenna Brousseau për WFSB News.

Duke nuk kishte reaguar kurrë më parë në atë mënyrë, kështu që çifti e diti se diçka nuk ishte në rregull. Kur u ngritën për të shkuar tek vajza 9 javëshe, Harper nuk po merrte frymë.

Sipas ABC, burri i Jennas menjëherë e thirri ambulancën. Bebja harpe më pas ishte ‘kthyer’ në jetë nga mjekët dhe më pas ishte dërguar në spital.

“Nëse Duke nuk do të ishte aq i frikësuar, ne do të vazhdonim të flinim”, shtoi Jenna, duke e falënderuar heroin e saj të ri, qenin e saj.

– “Ai është një qen perfekt, ai e kishte një qëllim, qëllim të ishte yni”, vazhdoi ajo.