Qebaptore ‘Te Messi’
Lionel Messi ka treguar se është gjeni në futboll, por ylli argjentinas nuk di ta kryejë vetëm këtë zanat. 26 vjeçari e ndihmoi Barcelonën në fitoren 3:1 në Camp Nou të shtunën ndaj Betisit, ndërsa të dielën, ai e ka shijuar ditën e mirë dhe me diell, duke e organizuar një aheng të vogël në…
Sport
Lionel Messi ka treguar se është gjeni në futboll, por ylli argjentinas nuk di ta kryejë vetëm këtë zanat.
26 vjeçari e ndihmoi Barcelonën në fitoren 3:1 në Camp Nou të shtunën ndaj Betisit, ndërsa të dielën, ai e ka shijuar ditën e mirë dhe me diell, duke e organizuar një aheng të vogël në shtëpinë e tij.
Këtë ‘ndejë’, ku dominonte mishi në tel, e shijuan mysafirët Javier Mascherano, Jose Manuel Pinto e Tata Martino.
Këto janë organizime tipike argjentinase dhe një gjë të tillë e kishte bërë muajin e kaluar edhe trajneri Martino.