Pyetje logjike, sa prej jush do të përgjigjen saktë?
Versione të shumta që ju gërmojnë thellësisht në mendje.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2017/12/Screenshot_23.jpg)
Fun
Janë gjithsej tre pyetje logjike. Mendoni përgjigjen dhe sfidoni edhe miqtë tuaj.
Pyetja 1. Tri vajza të trasha qëndruan vetëm nën një ombrellë, por asnjëra nuk u lag. Si është e mundur kjo?
Pyetja 2. Imagjinoni sikur jeni në një dhomë që nuk ka dalje, nuk ka dyer as dritare as asgjë, pra është e mbyllur në të gjitha anët. Si mund të largoheni nga aty?
Pyetja 3. Një ditë para ditës së djeshme Aulona kishte 7 vite. Vitin tjetër Aulona do të mbush 10 vite. Si ndodh kjo?
Lajmi.net ju sjell më poshtë përgjigjet e këtyre pyetjeve, gjithsesi shpresojmë ta keni sfiduar veten para se të shihnit cila është e saktë.
- Nuk ishte duke rënë shi!
- Ndaluni së imagjinuari!
- Sot është data 1 janar, dje ishte 31 dhjetori date kjo kur Aulona mbushi 8 vjet, ndërsa para ditës së djeshme ajo kishte 7 vjet. Pasi që tani jemi me 1 janar këtë vit ajo mbush 9 vite ndërsa vitin tjetër ajo mbush 10 vite./Lajmi.net/