Punonjësit bëjnë akuza të rënda ndaj Apple: ‘Diskriminim dhe ngacmime seksuale brenda kompanisë’
Llogaritë ishin anonime dhe nuk tregonin se në cilin departament apo qytet punonin punonjësit.
Auto & Tek
Një grup punonjësish të Apple po organizohe, për të luftuar kundër modeleve të diskriminimit, racizmit dhe seksizmit brenda kompanisë dhe dështimit të menaxhmentit për t’i adresuar ato, shkruan Revista Class.
Javën e kaluar, një grup punonjësish nisën #AppleToo, një fushatë për të mbledhur dhe ndarë përvojat e punonjësve aktualë dhe të kaluar mbi pabarazinë, frikën dhe abuzimin, transmeton lajmi.net.
Grupi shpreson të mobilizojë punëtorët, në një kohë kur punëtorët në të gjithë industrinë e teknologjisë po bëjnë thirrje për llogaridhënie më të madhe nga punëdhënësit e tyre, dhe të nxisin Apple-in që të reagojë.
“Për shumë kohë, Apple i është shmangur shqyrtimit publik,” thanë punëtorët në një deklaratë publike. “Kur ne kërkojmë llogari dhe korrigjim ndaj padrejtësive të vazhdueshme që ne dëshmojmë ose përjetojmë në vendin tonë të punës, ne përballemi me një model diskriminimi, poshtërimi dhe manipulimi,” shtuan ata.
Fushata ka mbledhur deri tani qindra histori nga punonjësit në të gjithë kompaninë, dhe sipas organizatorëve, 75% e tyre dëshmuan se kanë përjetuar një formë të diskriminimit dhe pothuajse gjysma dëshmuan se janë përballur me seksizëm dhe hakmarrje.
Nisma lëshoi të hënën pesë raporte nga punonjësit të cilët thonë se ata i nënshtroheshin diskriminimit dhe ngacmimit seksual në punë, pretendime që nuk u trajtuan. Llogaritë ishin anonime dhe nuk tregonin se në cilin departament apo qytet punonin punonjësit.
“Kishte një [punonjës], i cili në fakt ishte dikush në një pozitë të ngritur, i cili ishte vazhdimisht si maniak seksual. Pati ngacmime të vazhdueshme seksuale të anëtarëve të ekipit tonë, dhe asgjë nuk u bë në lidhje me të, derisa u bë e pamundur të injorohet,”-shkroi një nga pesë punonjësit.
Në lidhje me pretendimet e punonjësve, Apple tha:
“Ne jemi dhe kemi qenë gjithmonë thellësisht të përkushtuar për krijimin dhe mirëmbajtjen e një vendi pozitiv pune dhe gjithëpërfshirës. Ne i marrim seriozisht të gjitha shqetësimet dhe hetojmë plotësisht sa herë që ngrihet një shqetësim dhe, për respekt të privatësisë së çdo individi të përfshirë, ne nuk diskutojmë çështje specifike të punonjësve”. /Lajmi.net/