Abdixhiku pas tërheqjes së Sejdiut: Tregoi dinjitet, do të ishte zgjedhja e duhur për President

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas tërheqjes së Bekim Sejdiut nga kandidatura për President të Kosovës. Abdixhiku ka vlerësuar se Sejdiu ka treguar dinjitet përballë, siç e ka cilësuar ai, “histerisë politike”, duke thënë se karakteri i tij dëshmonte se do të ishte zgjedhja e duhur për postin e…

Lajme

14/09/2026 19:16

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas tërheqjes së Bekim Sejdiut nga kandidatura për President të Kosovës.

Abdixhiku ka vlerësuar se Sejdiu ka treguar dinjitet përballë, siç e ka cilësuar ai, “histerisë politike”, duke thënë se karakteri i tij dëshmonte se do të ishte zgjedhja e duhur për postin e Presidentit.

“Bekim Sejdiu tregoi dinjitet. Tërheqja e tij, përballë histerisë politike, dëshmon pikërisht pse një njeri me karakterin e tillë do të ishte zgjedhja e duhur për President”, ka shkruar Abdixhiku.

Lideri i LDK-së ka shprehur keqardhje që Kosova aktualisht nuk ka President, duke kritikuar situatën politike të krijuar, të cilën e ka cilësuar si “kaos politik” dhe “bllokadë si mjet”.

Abdixhiku ka kritikuar edhe sulmet ndaj Sejdiut, duke thënë se ai ishte bërë padrejtësisht shënjestër e tyre.

“Keqardhje edhe për Bekimin, që padrejtësisht u bë shënjestër e sulmeve të paprecedenta për mbytjen e karakterit të tij”, ka deklaruar ai.

Në fund, Abdixhiku e ka falënderuar Sejdiun për gatishmërinë dhe dinjitetin e treguar gjatë këtij procesi. /Lajmi.net/