Punëtori i dehur hakmerret ndaj shefit, ia shkatërron makinë e 100 mijë eurove

Një punëtor i dehur skrapi në Angli shkatërroi makinën Range Rover të shefit të tij dhe kabinën e një kamioni gjatë një sherri që nisi në një ekskavator 25 tonësh mbi pagën e munguar.

Fun

15/11/2020 09:53

53-vjeçari Darren Verity përplasi kovën e ekskavatorit në makinën 100 mijë euroshe të shefit të tij Thomas Crompton përpara se të tërhiqte vëmendjen e njerëzve të tjerë në kantier.

Ai është dërguar para gjykatës dhe trupi gjykues mbeti i habitur me videon e ngjarjes ku disa persona përpiqeshin ta ndalonin atë të shkaktonte më shumë dëme në sitin ku punonte në Bradford.