Punëtori akuzohet se thithi gishtërinjtë e pacientit
Është arrestuar një punonjës i spitalit në Shtete e Bashkuara të Amerikës, i akuzuar për thithje të gishtave të një pacienti.
Fun
Pacientja tha që ajo ndjeu këmbën e saj të djathtë duke u prekur rreth orës 11 të së hënës. Gruaja supozoi se një infermiere po kontrollonte për ënjtje, raporton “7news”, transmeton lajmi.net.
Pastaj, ajo ndjeu që po ndodhte për herë të tretë, këtë herë ndjeu diçka të lagur mes gishtërinjve të saj. Kur ajo ngriti sytë, ajo tha që pa Frantz Beldorin 23 vjeçar, në gjunjë me kokën e përkulur mbi këmbë.

Ajo bëri thirrje për ndihmë dhe i tha një infermiere se çfarë kishte ndodhur. Infermierja e thirri sigurimin dhe policinë, pas së cilës Beldorin u arrestua në spital.
Beldorin tha që ai humbi punën dhe reputacionin e tij brenda një nate.
Lee Health lëshoi një deklaratë duke konfirmuar se po punonte me zbatimin e ligjit, por nuk mund të komentonte më tej sepse çështja ishte nën hetim. /Lajmi.net/